• Blockquote

    Mauris eu wisi. Ut ante ui, aliquet neccon non, accumsan sit amet, lectus. Mauris et mauris duis sed assa id mauris.

  • Duis non justo nec auge

    Mauris eu wisi. Ut ante ui, aliquet neccon non, accumsan sit amet, lectus. Mauris et mauris duis sed assa id mauris.

  • Vicaris Vacanti Vestibulum

    Mauris eu wisi. Ut ante ui, aliquet neccon non, accumsan sit amet, lectus. Mauris et mauris duis sed assa id mauris.

  • Vicaris Vacanti Vestibulum

    Mauris eu wisi. Ut ante ui, aliquet neccon non, accumsan sit amet, lectus. Mauris et mauris duis sed assa id mauris.

  • Vicaris Vacanti Vestibulum

    Mauris eu wisi. Ut ante ui, aliquet neccon non, accumsan sit amet, lectus. Mauris et mauris duis sed assa id mauris.

NBA, Miami dhe James shpallen kampion

e hënë, 25 qershor 2012


lebron-miamiLeBron james eshte kampion i NBA. Fjale qe ndoshta dhe vete ai nuk mendonte se do ti degjonte, por titulli I pare per te erdhi, nje vit me pas nga sa parashikohej, jo ne finalen ku Miami Heat konsideroheshin superfavorite ne 2011 kunder Dallas, por ne ate ku konsideroheshin outsider me Oklahoma City qe duket gati per te fituar pasi kishte eliminuar ne radhe Mavericks, Los Angelos Lakers dhe San Antonio Spurs.
 
Miami Heat rremben titullin e dyte ne histori pas fitoi me rezultatin 121-106 ndeshjen e peste me Thunders e cila praktikisht ishte nje monolog I skuadres nga Florida qe dominoi qe nga fillimi, duke e hipotekuar perfundimisht rezultatin qe ne perioden e trete te cilen e mbyllen ne avantazh 95-71 me disa trepikesha, qe erdhen dhe fale faktit qe Thunders u mbyllen ne zone per te ndaluar penetrimet e Nje Lebron te papermbajtshem, duke e lene te zbuluar harkun qe e kufizonte. Por rivaliteti i Thunders edhe kur rezultati nuk e tregonte me qartesi fatin e ndeshjes nuk ishte ai I duhuri. Oklahoma City nuk zbriti ne fushe me sjelljen e nje skuadre qe nuk mund te gaboje me, e frikesuar dhe e ndrojtur, pa forcen e deshperimit qe pritej te kishte. Miami nisej me se miri, me kater trepikesha qe ne perioden e pare, me nje LeBron James qe e sulmonte koshin ne menyre konstante, Heat fluturonin plus 17 pike, 53-36 qe kater minuta e 41 sekonda para fundit te pushimit. Me nje Harden gjente pike vetem ne gjuajtjet e lira, nje Westbrook egoist dhe nje Durant jo ne standartin e tij, Oklahoma City mbetej ne sfide ne fund te pjeses se pare vetem fale 17 pikeve te realizuara nga 18 gjuajtje te lira, duke pare se ne fushe realizonte me 37 perqind kundrejt 55 perqind te efikasitetit qe kishin kundershtaret.
 
Kur ne rikthimin ne parket Oklahoma City shkurtonte diferencen ne pese pike, pergjigja e Miamit i dha fund te gjitha aspiratave per permbysje te Thunders me dy trepikesha radhazi nga Chalmers e Battier. Iluzionet zgjaten pak pasi Heat I futen nje tjeter marsh me Battier Miller e Bosh qe gjenin koshat nga larg, Thunders u fundosen me minus 25 pike. Pjesa tjeter e sfides ishte vetem pasarele per Lebron James, I cili u zgjodh dhe MVP I finaleve, por dhe shoket e tij te Miami Heat. Pritja qe zgjaste prej 9 vjetesh, morri fund me titullin dhe unazat e kampioneve.

Asistenti i Capellos kritikon Rooneyn

e premte, 22 qershor 2012

Italo Galbiati ka kritikuar rëndë Wayne Rooney për komentet e tij të fundit, ku ka vënë në dyshim kualitetet e strategut italian, Fabio Capello.

Galbiati është asistent i besueshëm i Capellos dhe beson se komentet e Rooneyt janë pa vend. Ai mbrojti punën e bërë të tyre me Anglinë gjatë viteve të fundit.

“Ai është mos mirënjohës. Capello e ka bërë veten të kuptueshëm dhe të respektuar. Futbolli ka vetëm një gjuhë: topin. Ai nuk mund të na mësojë asgjë. Anglia tani është ekip solid, i mirë dhe i fortë në kundërsulme”, ka theksuar Galbiati.

Zyrtare: United transferon Kagawan

Gjiganti anglez, Manchester United, ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e mesfushorit ofensiv japonez, Shinji Kagawa.

Më herët gjatë muajit United kishte arritur marrëveshjen me Dortmundin, ndërsa pas testeve mjekësore, lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Shinji është lojtar i jashtëzakonshëm me aftësi të mëdha, vizion dhe sy të mirë për gol. Jam i ngazëllyer që ka zgjedhur të vijë te United. Besoj se ai do të bëjë impakt në ekip shpejt, pasi i përshtatet lojës tonë. Ne mezi presim të punojmë me të”, ka theksuar pas nënshkrimit Sir Alex Ferguson.

Del Bosque: Iniesta sikur Federer

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, e ka krahasuar yllin e Barcelonës, Andres Iniesta, me yllin e tenisit, Roger Federer.

“Andres Iniesta po luan mirë. Teknikisht ai është i përkryer dhe ai luan aq natyralisht, pothuajse pa kurrfarë impenjimi”.

“Është sikurse kur Roger Federer luan tenis, ai rallë herë djersitet. Iniesta duket sikurse nuk lodhet aspak. Është vërtet e jashtëzakonshme që ai është i joni”, ka thënë Del Bosque.

Eusebio: Portugalia ende nuk është kampione

Legjenda portugeze, Eusebio, ka aluduar se ai beson se Portugalia është në gjendje të fitojë Euro 2012, por duhet të ketë kujdes me euforinë pasi ende nuk është bërë kampione.

“Unë jam i lumtur falë këtyre lojtarëve, të cilët luajnë shumë mirë. Ata ishin persekutuar nga mediat, por tani jemi në gjysmëfinale”.

“Më duhet të falënderoj lojtarët dhe stafin teknik, sepse e di se si po ndihen ata. Pas ndeshjes, e përqafova Luis Figon dhe sytë përshkuan fytyrën time. Ne ende nuk jemi kampionë, por ku i dihet? Kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje”, ka potencuar Eusebio.

Portugalia pret të mërkurën e ardhshme në gjysmëfinale fituesin e duelit çerekfinal Francë-Spanjë.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum